Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pa verifikuar se Duka do t’i shpërblejë futbollistët me nga 200 mijë euro pas fitores ndaj Çekisë

FATBARDH DEMA

Portali informativ në gjuhën shqipe “Open-tv.mk” ka publikuar me datë 11 tetor një artikull me pretendimin se kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i ka premtuar nga 200 mijë euro për secilin futbollist të kombëtares nëse e fitojnë ndeshjen ndaj Çekisë.

Ky portal informativ pretendon se “për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve. Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë”.

Megjithatë, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar të publikuar në lidhje me këtë premtim të Dukës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Open-tv.mk”:


Duka dje (12 tetor) ka publikuar një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, para takimit ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë, por që në asnjë rast nuk ka përmendur ndonjë shpërblim për lojtarët e Kombëtares. (shih këtu)

Gjithashtu, i pari i FSHF-së edhe pas ndeshjes që Shqipëria e fitoi ndaj Çekisë, ka postuar në Facebook një shkrim, por që gjithashtu nuk ka paraqitur ndonjë informacion në lidhje me ndonjë shpërblim ndaj lojtarëve. (shih këtu)


Përveç Dukës, as në ueb-faqen zyrtare të FSHF-së e as në llogarinë e saj në Facebook nuk gjendet një pretendim i tillë. (shih këtu dhe këtu)


Artikulli i publikuar nga Open-tv.mk është shpërndarë më pas edhe nga disa portale informative. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Open-tv.mk” ka pretenduar se Duka ka premtuar shpërblim për secilin futbollist të Kombëtares shqiptare nëse arrijnë të mposhtim Republikën Çeke.

Hibrid.info nuk ka gjetur të publikuar asnjë informacion nga burime zyrtare që mbështesin pretendimin e bërë nga portali i lartcekur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere