Të fundit | Radoiçiq nuk tha se Thaçi dhe Haradinaj i premtuan “kulla e qytete” Të fundit | Përdorimi i imazheve me IA për të paraqitur ngjarje reale dhe dilemat etike… Të fundit | Me anë të një balline gazete të gjeneruar nga IA, pretendohet rrejshëm se A… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kurti dhe Abazi morën 17 milionë euro nga shërbimi sekret serb

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një postim i fundit pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti Haki Abazi kanë marrë 17 milionë euro nga shërbimi sekret serb (BIA) në vitin 2015. Sipas këtij pretendimi, informacioni është zbuluar nga një agjent serb.

Postimi u publikua me datë 9 mars në një grup në Facebook me emrin “Diaspora me PDK”.

E vërteta?

Pas një hulumtimi të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim i besueshëm që të konfirmojë këtë akuzë. Për më tepër, postimi është i shkruar me gabime të shumta drejtshkrimore, një veçori e pazakontë për një lajm të publikuar nga media serioze.


Hibrid.info ka kryer një verifikim duke kërkuar në Google me fjalët kyçe “ish-agjenti serb si i morën 17 milionë euro Haki Abazi dhe Kurti”, por nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar që mbështet këtë pretendim.

Gjithashtu, edhe përmes programit të automatizuar “InVID” nuk është identifikuar asnjë publikim që konfirmon këtë informacion. Këto gjetje tregojnë se pretendimi nuk mbështetet nga burime të besueshme.

Hibrid.info ka gjetur se postimi i njëjtë qarkullon në internet që nga viti 2021, i publikuar në Facebook nga faqet “Demokraci”, “Ushqime Tradicionale Shqiptare Në Zvicërr Onex” dhe “RadioDardania”.


Analiza:

Një pretendim i pabazuar po qarkullon në median sociale Facebook, sipas të cilit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi kanë marrë 17 milionë euro nga shërbimi sekret serb (BIA).

Hibrid.info, përmes verifikimit të fakteve, nuk ka gjetur asnjë burim kredibil që mbështet këtë pretendim, as përmes kërkimeve në Google dhe as përmes mjetit të verifikimit “InVID”. Për më tepër, teksti i postimit përmban gabime drejtshkrimore, gjë që e bën edhe më të dyshimtë origjinën e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere