Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Limaj nuk u deklarua nëse ka koalicion me LVV-në

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Fatmir Limaj deklarohet nëse ka koalicion mes Vetëvendosjes dhe NISMA-s” mban titullin një artikull i publikuar sot (19 prill).

Artikulli me këtë titull u publikua sot nga portalet informative si “KosovaPost.net” dhe “IndeksOnline.net”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtyre artikujve sqarohet se Limaj nuk iu përgjigj gazetarëve nëse ka koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).


Fatmir Limaj nga subjekti politik “NISMA” para seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, është pyetur nga gazetarët nëse ka koalicion me LVV-në. Por, ai nuk iu përgjigj gazetarëve në këtë pyetje.

Pra, titulli i artikujve të lartcekur nuk i korrespodon përmbajtjes.

Çka tha Limaj?

“Po shpresoj që Parlamenti i Kosovës, deputetët të votojnë të drejtën tyre – të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës – secili duhet ta kryejë detyrën e vetë, këtë çështje teknike dhe shpresoj që këtë ta bëjë secili dhe të filloj funksionaliteti dhe funksionimi i institucioneve”, tha Limaj. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale kanë publikuar një artikull me titullin “Fatmir Limaj deklarohet nëse ka koalicion mes Vetëvendosjes dhe NISMA-s”, por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është konstatuar se titulli është i pavërtetë.

Në përmbajtje thuhet se Limaj nuk është përgjigjur kur është pyetur nga gazetarët për një koalicion me LVV-në, prandaj titulli nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere