Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet tank shqiptar në Defender Europe 2025, është tank rus i vitit 2015

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një fotografi ku shihet një tank, e shoqëruar me mbishkrimin: “Ushtria e fuqishme e Shqipërisë në Europe Defender 2025”.

Ky postim u publikuar me 31 maj në X (ish-Twitter) nga llogaria në gjuhën shqipe “Brerore”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se tanku është rus dhe fotografia është e vjetër, e publikuar në vitin 2015.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, kjo fotografi u gjet e publikuar në mediumin britanik “DailyMail.co.uk” në qershor 2015. Në përshkrimin e imazhit, sqarohet se ky tank rus quhet T-14 Armata dhe fotografia u realizua në paradën e Ditës së Fitores në maj 2015. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot nga artikulli i publikuar në DailyMail.co.uk


Pak kontekst

Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” nisi më 25 maj me pjesëmarrjen e mbi 25,000 ushtarëve nga 29 shtete aleate dhe partnere të NATO-s. Kosova dhe Shqipëria janë mikpritëse të këtij ushtrimi madhor, i cili do të zhvillohet deri më 6 qershor. (këtu)


Analiza:

Një fotografi e një tanku u shpërnda në X me pretendimin se i përket ushtrisë shqiptare në stërvitjen “Europe Defender 2025”.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se fotografia paraqet tankun rus T-14 Armata dhe u realizua në Moskë më 2015.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere