Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Elena Kocaqi është kandidate për presidente të Shqipërisë

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se historiania, Elena Kocaqi, është kandidate për presidente të Shqipërisë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se në përmbajtje nuk ofrohet ajo që pretendohet në titull.

Në përmbajtje gjendet një status i Elena Kocaqit, e cila në profilin e saj zyrtar në Facebook ka thënë: “Kam parë këto ditë në disa media sondazhet popullore për presidentin e ri. Jam shumë e nderuar që në shumicën e tyre kam kryesuar listën e vullnetit popullor, deri dhe në shifrat 70 e 90%”.

Por, Kocaqi në këtë status e ka mohuar se është kandidate për presidente të Shqipërisë, duke shtuar: “Nuk është se nuk dua unë tē bēj për vendin tim, por këtu çdo gjë e ka në dorē politika që i ka hequr popullit çdo lloj të drejte për zgjedhjen e presidentit, si dhe i ka kufizuar atij edhe te drejtën e zgjedhjes sē deputetëve me votë popullore”. (shih këtu)

Pra, nuk është e vërtetë që Kocaqi është kandidate për presidente të Shqipërisë, siç pretendohet në artikullin e publikuar nga “Kosova-sot.info”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/612811/elena-kocaqi-kandidate-per-presidente-te-republikes-se-shqiperise/


Mënyra e kandidimin në Shqipëri bëhet përmes Kuvendit, ku një kandidat për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. (shih këtu) Pra, kandidati për President në Shqipëri nuk zgjedhet nga populli.

Megjithatë, Kocaqi mund të jetë kandidate për Presidente nëse propozohet nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar. Gjithashtu, kjo është mohuar edhe nga vetë historiania.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se Elena Kocaqi është kandidate për Presidente të Shqipërisë. Por, në përmbajtje të këtij artikulli nuk ofrohet ajo që pretendohet në titull.

Gjithashtu, Kocaqi ka mohuar se është kandidate për Presidente pasi që, siç është shprehur, zgjedhja nuk bëhet direkt nga vota e pupullit.

Gjithashtu, propozimi i kandidatit për President në Shqipëri bëhet përmes Kuvendit, ku një grup prej jo më pak se 20 deputetësh propozojnë një emër për këtë pozitë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere