Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Kurtit në selinë e NATO-s, i gjeneruar nga inteligjenca artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shihet Albin Kurti, kryeministri në detyrë në ambientet e selisë së NATO-s, bashkë me persona të veshur me uniforma ushtarake, të cilët duket se janë zyrtarë ushtarakë të NATO-s.

Kjo përmbajtje është publikuar të hënën (8 dhjetor) në Facebook nga faqja me emrin “Lajmi i Fundit” dhe të martën (9 dhjetor) nga llogaria me emrin “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se këto imazhe janë gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA).

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja e publikuar nga “Lajmet e Fundit” ka marrë mbi 1 mijë pëlqime e 96 shpërndarje, ndërsa ajo e “Lajme Nga Bota” ka mbi 280 pëlqime. Në komente vërehen të tillë, nga përmbajtja e të cilëve mund të vlerësohet se një pjesë e audiencës mund ta besojë atë që sheh.


Duke u bazuar në jonatyrshmërinë e fotografisë, hibrid.info e kontrolloi imazhin përmes platformave që verifikojnë nëse përmbajtjet janë gjeneruar nga IA.

Sipas platformës “HiveModeration.com” dhe asaj “WasItAI.com” rezulton se imazhi ka mundësi të madhe të jetë gjeneruar nga IA.


Hibrid.info kontrolloi edhe llogarinë e Kurtit në Facebook, për të konfirmuar një vizitë të mundshme të tij në NATO, gjatë periudhës së fundit. Por diçka e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Nga postimet e Kurtit në Facebook dhe në publikimet e uebfaqes së kryeministrit, rezulton se udhëtimet e tij te fundit jashtë vendit janë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës dhe Korit të Operës së Kosovës në Vatikan (23 nëntor), në shënimin e 117 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Maqedoni e Veriut (22 nëntor) dhe në në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë Tiranë, Shqipëri (21 nëntor).

Ndërsa pas hulumtimit me anë të makinës së kërkimit “Google”, Kurti ishte i pranishëm në selinë e NATO-s më 29 prill 2021 dhe më 17 gusht 2022, e cila konfirmohet edhe nga postimet e tij në Facebook (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Imazhi që shfaq kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në selinë e NATO-s nuk është real.

Kjo përmbajtje është gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Gjithashtu, nga njoftimet e kohëve të fundit, nuk rezulton që Kurti të ketë vizituar këtë organizatë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere