Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e 2022-s e Kurtit paraqitet rrejshëm si aktuale për vizitën në SHBA

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok është pretenduar për një deklarim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në videon e publikuar të premten (26 shtator) nga llogaria “podujeva072” shfaqet edhe data 26 shtator 2025. Aty shfaqet Kurti duke folur nga aeroplani.

“Lajmi i Fundit, Kryeministri Albin Kurti nga Amerika, “Anti Amerikani” nga Amerika po i përshëndet “pro Amerikanët në Kosovë”, është mbishkrimi në këtë video. Në video Kurti dëgjohet duke thënë se është në Dallas duke u nisur për në Iowa.


Çka nuk shkon me pretendimin në TikTok?

Videoja nuk është aktuale. Hibrid.info ka gjetur se videoja ishte publikuar nga Kurti në Facebook më 13 maj të vitit 2022.

“Nga Teksasi vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas. Edhe shumë takime na presin në Chicago, Michigan, Boston, New York, Washington DC”, shkruhej në përshkrim të videos së publikuar nga Kurti.


E Kurti më 25 shtator sivjet, sipas një njoftimi të Kryeministrisë ka udhëtuar për në New York të SHBA-së për takime me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Analiza:

Një video e vitit 2022 e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në të cilën ai flet nga aeroplani gjatë vizitës në Teksas dhe Iowa të SHBA-së, është paraqitur rrejshëm në TikTok si aktuale.

Pamjet origjinale ishin publikuar fillimisht më 13 maj 2022 nga vetë Kurti në Facebook. E aktualisht ai është për vizitë në New York për takime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe deri tash nuk ka publikuar një video të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere