Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Dezinformohet për gjoja tentim-rrëmbimin e një të riu serb nga shqiptarët në Zubin Potok

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Telegram, kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR), me datë 18 mars ka pretenduar se “Mbrëmë rreth orës 18:00 në Zubin Potok, disa shqiptarë kanë tentuar të rrëmbejnë një të ri serb. Persona të maskuar kanë provuar ta fusin në bagazh (të veturës, shën.red.), por ai ka arritur të shpëtojë”.

I njëjti pretendim më pas (19 mars) u ritransmetua edhe nga dy kanale tjera në gjuhën serbe si, “Српски Инат” (Srpski Inat) dhe “Исток инфо” (Istok info).

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në media kredibile që kanë raportuar për këtë rast.


Duke u bazuar në përmbajtjen e publikuar më 18 mars nga kanali “КОРИДОР” (KORIDOR), ku thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë (17 mars), hibrid.info ka kontrolluar raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës të datës 18 mars. Megjithatë, në këtë raport nuk është raportuar për këtë ngjarje. (shih fotografinë më poshtë)


Megjithatë, hibrid.info gjeti artikuj të datës 18 mars, të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “Kossev.info” dhe atë në gjuhën shqipe “Mitropol”, të cilat kishin raportuar për një rast që një 18 vjeçar i nacionalitetit serb kishte pretenduar se u sulmua nga një burrë i panjohur ndërsa po ngiste biçikletën e tij në Zubin Potok, e më pas kishte raportuar rastin në Polici.

Petrit Fejza nga Njësia Operative e Policisë në Mitrovicë-Veri, e kishte konfirmuar rastin për “KoSSev”, duke thënë se i riu erdhi në stacionin e policisë rreth orës 21:00, i shoqëruar nga nëna e tij.

Njësitet policore thuhet se kanë dalë në vendngjarje, por, siç specifikoi Fejza, sipas “KoSSev”, nuk gjetën asgjë të dyshimtë. I riu u mor në pyetje dhe hetimi është duke vazhduar.


Analiza:

Pretendimi nga kanale në gjuhën serbe në “Telegram” për një tentativë rrëmbimi të një të riu serb nga shqiptarët në Zubin Potok nuk konfirmohet nga asnjë media kredibile apo nga Policia e Kosovës.

Në raportet zyrtare nuk figuron një rast i tillë. Në media, atë ditë (18 mars) është raportuar vetëm një incident tjetër, ku një 18-vjeçar i nacionalitetit serb ka pretenduar se është sulmuar nga një person i panjohur, por policia nuk ka gjetur prova të dyshimta dhe hetimi është duke vazhduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin nga kanalet në “Telegram” si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere