Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Trajnimet e Hibrid.info zgjerohen në Ballkanin Perëndimor me ligjëratë në Budva

HIBRID

Trajnimet e Hibrid.info janë zgjeruar tashmë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë aktivitete me studentë dhe gazetarë nga vende të ndryshme.

Ekipi i Hibrid.info, i përbërë nga Festim Rizanaj dhe Endrit Berisha, mbajti një ligjëratë mbi kontrollin e fakteve në Budva, në kuadër të “Universitetit Veror për Kontroll të Fakteve”.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët u angazhuan në diskutime mbi praktikat e verifikimit të informacionit dhe sfidat e dezinformimit në hapësirën mediatike.

Kontributi i ekipit u vlerësua lart nga pjesëmarrësit, ndërsa ligjërata u përmbyll me reagime pozitive dhe interes të shtuar për temat e trajtuara.

Ky aktivitet u organizua nga organizata mediale franceze CFI – Agence Française de Développement Media, me qëllim forcimin e kapaciteteve rajonale në fushën e kontrollit të fakteve dhe gazetarisë së përgjegjshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere