Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve si narrativë konspirative

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

TEORI KONSPIRATIVE

Nuk ka prova të verifikuara; pretendimet bazohen në deklarata politike dhe kategorizohen si narrativë konspirative.

Më 20 prill 2026, është raportuar se në komunën e Zubin Potokut, pranë Liqenit të Ujmanit dhe rrugës drejt pikëkalimit administrativ të Bërnjakut, janë shkruar grafite me mbishkrimin “UÇK”. Rasti është interpretuar në disa deklarata si një incident që lidhet me tensione në veri të Kosovës.

Pretendimi është publikuar fillimisht nga Zyra për Kosovën në Qeverinë ë Serbisë (përmes komunikimeve të saj zyrtare), duke e cilësuar rastin si “nova pretnja i provokacija na račun srpskog naroda” (Një kërcënim dhe provokim i ri ndaj popullit serb).

Çka thuhet në komunikatën e Zyrës

Në deklaratë thuhet se grafitet me mbishkrimin “UÇK” paraqiten si “kërcënim dhe provokim i ri ndaj popullit serb” në veri të Kosovës.

Po ashtu, ato interpretohen si pasojë e “politikës antiserbe të Prishtinës” dhe vendosen në një narrativë më të gjerë ku institucionet e Kosovës fajësohen për nxitje të tensioneve ndëretnike në rajon.

Ky pretendim është publikuar më 20 prill 2026 nga disa media në gjuhën serbe, përfshirë Newsmax Balkans, Vaseljenska, RTV dhe RTS, të cilat raportuan për grafite me mbishkrimin “UÇK” të shkruara në rrugën pranë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Në këto raportime, ngjarja paraqitet si “provokim” dhe “kërcënim” ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës, duke iu referuar edhe deklaratave të Zyrës për Kosovën, e cila e ka interpretuar rastin si pjesë të tensioneve më të gjera politike dhe etnike në zonë.

Çka dihet deri më tani?

Deri më tani nuk ka prova të pavarura apo konfirmime zyrtare për autorët e grafiteve, dhe nuk ekziston asnjë hetim publik i konfirmuar që i lidh ato me ndonjë organizatë apo strukturë të caktuar.

Pretendimet bazohen kryesisht në deklarata politike, pa dokumentim faktik të verifikueshëm si raporte policore apo burime të pavarura.


Analiza:

Grafitet me mbishkrimin “UÇK” pranë Liqenit të Ujmanit janë paraqitur si “kërcënim dhe provokim i ri ndaj popullit serb” dhe si pjesë e një “politike antiserbe” të Prishtinës.

Deri më tani nuk ka prova të pavarura apo konfirmime zyrtare për autorët e grafiteve, dhe nuk ekziston hetim publik i verifikuar që i lidh ato me ndonjë organizatë apo strukturë të caktuar, ndërsa interpretimet mbështeten kryesisht në deklarata politike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këto përmbajtje i vlerëson si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere