Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së SHBA-së

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar dje një përmbajtje me titull “Ekskluzive| Feride Rushiti ishte kërkesë e SHBA-së për Presidente, Kurti e pranoi propozimin”.

Në seksionin e komenteve në këtë postim, kjo faqe ka vënë edhe një vegëz (link) që dërgon në artikull, i publikuar nga ueb-faqja “nminut.info”.

Çka u pretendua?

Në hyrje të artikullit të publikuar nga ueb-faqja “nminut.info” thuhet “Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se emri i Feride Rushiti si kandidate për presidente ka ardhur edhe si kërkesë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, një propozim që, sipas këtyre burimeve, është pranuar nga kryeministri Albin Kurti”.

Rreth faqes “Gazeta Minuti” në Facebook

Hibrid.info ka trajtuar disa përmbajtje të publikuara nga kjo faqe në Facebook. Po ashtu, një analizë më e thellë e bërë rreth kësaj faqe paraqet se “Gazeta Minuti” publikon përmbajtje në Facebook dhe në ueb-faqen “nminut.info” dhe “gazetaminuti.info” pa ofruar transparencë për pronësinë apo kontaktet; megjithëse në “About Us” përmendet si themelues Arbnor Buzhala, këto të dhëna nuk verifikohen, domaini i deklaruar nuk përputhet me përmbajtjen dhe nuk figuron si biznes i regjistruar në ARBK, duke ngritur dyshime për besueshmërinë e saj.

Lexo këtu analizën e plotë rreth faqes “Gazeta Minuti”.


Pra, pretendimi për “kërkesën e SHBA-së” për presidente buron nga ueb-faqja “nminut.info”, e cila karakterizohet nga mungesë transparence dhe besueshmëri e dyshimtë.


Hibrid.info ka kryer kërkime në Google lidhur me këtë pretendim, por nuk ka gjetur asnjë raportim të publikuar nga media kredibile që e mbështet atë (shih këtu).

Kërkimet tregojnë se përmbajtja e publikuar nga “Gazeta Minuti” u shpërnda nga faqe të ndryshme në Facebook si, “Gazetavip.com”, “Post Lajme”, “Lajme”, “Albanews24” e “M1-TV”.


Pak kontekts

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, të hënën (27 prill) njoftoi zyrtarisht se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka proceduar kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në rundin e parë, Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të rundit të parë të votimit, tha se seanca do të vazhdojë të martën (shih këtu artikullin e Radio Evropa e Lirë).


Analiza

Pretendimi se Feride Rushiti u propozua si kandidate për presidente pas “kërkesës s SHBA-së” është publikuar nga një ueb-faqe me mungesë transparence dhe besueshmëri të dyshimtë, pa u mbështetur nga asnjë media kredibile.

Pas verifikimit të fakteve, nuk janë gjetur burime kredibile që e konfirmojnë këtë pretendim, ndërsa përmbajtja është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook, duke rritur përhapjen e informacionit të paverifikuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere