Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Në SHBA shpërndahen pretendime të rreme: Fitorja e Biden ndërlidhet me rritjen e numrit e të infektuarve me COViD-19

HIBRID

Ueb-faqe të dyshimta dhe poste virale pretendojnë në mënyrë të gabuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndryshoi protokollet e testimit COVID-19 për arsye politike, pas inaugurimit të Joe Biden dhe se, rastet pozitive të rreme, kishin ngritur numrin e të infektuarve. Ky pretendim i rreme ishte bazuar në udhëzimet e OBSH që u kishin dhënë laboratorëve për t’i ndjekur procedurat e reja të testimit.

Ky shtrembërim i fakteve, i krijuar si një MEMO, ndërlidhte ndryshimet politike të bëra në SHBA, për ta ndërtuar konspiracionin apo pretendimin e rremë.

“Një orë pas betimit të Joe Biden, OBSH pranon që nga testimet e tyre është rritur numri i rasteve pozitive për COVID”, thuhej në një titull të Gateway Pundit, një faqe në internet e njohur për përhapjen e dezinformatave. Historia vuri në dyshim motivet e agjencive të shëndetit publik, duke ngritur dyshimin se, “si mund t’u besohet këtyre entiteteve përsëri?”.

Historia është shpërndarë më shumë se 8,000 herë në Facebook, sipas të dhënave të analitikes CrowdTangle.

Një faqe tjetër interneti, “Zero Hedge”, e cila gjithashtu ka përhapur më parë gënjeshtra, shpërndau një dezinformatë të ngjashme: ” OBSH pranon testet e PCR me cikël të lartë, në mënyrë që të prodhojë sa më shumë raste pozitive të paqena me COVID-19 “. Ky pretendim u shpërnda në Facebook pothuajse 7,000 herë.

Artikullin e plotë në anglisht mund ta lexoni në: Viral Posts Distort WHO Guidance on COVID-19 Tests

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere