Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se këtë vit në Kosovë janë rreth 90 raste të reja me SIDA

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 6 gusht, faqja në Facebook “Vatani News” dhe më 9 gusht faqja “Prizren News” kanë publikuar përmbajtje me pretendimin se rastet e SIDAa-s po shtohen në Kosovë. Sipas kësaj përmbajtjeje, rreth 90 raste të reja janë regjistruar këtë vit dhe 100 pacientë po trajtohen.

Postimi i këtyre faqeve mbante mbishkrimin: “❌Alarmante❌ Shtohen rastet me Sida në Kosovë, rreth 90 raste të reja këtë vit, ndërsa 100 pacientë po trajtohen.”

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë.

Çka thotë IKSHPK-ja

Sipas pretendimit të bërë nga këto faqe, pretendohet për 90 raste të SIDA-s në Kosovë këtë vit.

Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) raporton se numri real i rasteve është 19 me HIV/AIDS këtë vit. Pra, sipas këtij instituti, deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me këtë virus.

Ndërsa pretendimi se po trajtohen 100 pacientë nuk bazohet në fakte, pasi as IKSHPK nuk ka bërë të ditur se sa pacientë po trajtohen lidhur me infektimin nga HIV/AIDS.

IKSHPK bëri të ditur se gjatë periudhës 1986–2025 janë regjistruar gjithsej 234 raste, nga të cilat 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e AIDS-it.

Sipas raportimit në media, viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga viti 2023, i cili regjistroi 20 raste.

Dallimi kryesor mes HIV dhe AIDS (SIDA) sipas IKSHPK-së qëndron në faktin se HIV është virusi që sulmon sistemin imunitar, ndërsa AIDS është faza më e avancuar dhe më e rëndë e infeksionit që zhvillohet nëse HIV nuk trajtohet. Nuk ekziston shërim për HIV, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.


Analiza:

U pretendua nga faqet në Facebook se në këtë vit janë identifikuar 90 raste me SIDA në Kosovë dhe se po trajtohen 100 pacientë.

Pas verifikimit të fakteve, rezulton se ky pretendim është i rremë. IKSHPK raporton se gjatë këtij viti janë regjistruar vetëm 19 raste të reja me HIV/AIDS, dhe ky institut nuk jep informacione për numrin e pacientëve që po trajtohen.

Në periudhën 1986–2025 janë regjistruar gjithsej 234 raste, nga të cilat 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e AIDS-it.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere