[email protected]
Surroi nuk ka thënë se “shumica e UÇK-së ishin hajna”
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare por shumica hajna?”.

Nga kontrolli i fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2014.

Veton Surroi atëkohë ishte i ftuar në emisionin “Rubikon”, ku gjatë intervistës kishte deklaruar se “UÇK nuk ishte realisht Ushtri Çlirimtare e Kosovës, por ishte një ushtri ose një grup i armatosur, i cili shërbente një qëllimi politik”.

Pra, ai asnjëherë nuk tha se “shumica e pjesëtarëve të UÇK-së ishin hajdutë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga disa portale të dyshimta.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “specialja.com”, “gazeta-aktive.info” dhe “todayneës54.com”:

Veton Surroi: UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare por shumica hajna?

Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së ai ka thënë se “kjo ushtri guerile” u çlirua nga Serbia “ashtu siç u çliruam ne civilët”. / Pаk sеkondа pаs hаpjеs së mаrkеtingut shfаqеn PAMJET EKSKLUZIVE. “Debati që është zhvilluar në Parlament, mos u ktheni shumë prapa. Sot pranohen si veteran ata që kanë shërbyer në një organizatë guerile siç ka qenë UÇK, por nuk pranohen ata të organizatës tjetër guerile që quhet FARK. Ky konflikt ka ndodhur në vitin 99. Nuk ka nevojë shumë për elaborim, UÇK është çliruar nga Serbia ashtu siç jemi çliruar ne civilët” / Pаk sеkondа pаs hаpjеs së mаrkеtingut shfаqеn PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://gazeta-aktive.info/?p=2445&fbclid=IwAR0sFDb0gf0jHRvI0wzmLEee6wYCRxIsbj7P-ymj5u2UisSe0Bw3a3y7bQQ
https://gazeta-aktive.info/?p=2445&fbclid=IwAR0sFDb0gf0jHRvI0wzmLEee6wYCRxIsbj7P-ymj5u2UisSe0Bw3a3y7bQQ
https://specialja.com/lajme/2021/03/31/veton-surroi-uck-nuk-ishte-ushtri-clirimtare-por-shumica-hajna/?fbclid=IwAR2MqGGf5RDIb9XGTcRXszh_fE76ymA2hLyNiGnMKdA54g77c3jl3W41UWk
https://todaynews54.com/media/2021/03/31/veton-surroi-uck-nuk-ishte-ushtri-clirimtare-por-shumica-hajna/?fbclid=IwAR2sBV_VEiQmCg7X3HiUpUxAtZqLkPjGPCSzO6wrt1EXm3iW0ewbcWL72y4
https://todaynews54.com/media/2021/03/31/veton-surroi-uck-nuk-ishte-ushtri-clirimtare-por-shumica-hajna/?fbclid=IwAR2sBV_VEiQmCg7X3HiUpUxAtZqLkPjGPCSzO6wrt1EXm3iW0ewbcWL72y4

Në videon e mëposhtme nga minuta 18:55 mund të gjeni deklaratën e Surroit për UÇK-në, në intervistën e tij në emisionin “Rubikon” në vitin 2014.


Analiza:

Disa portale të dyshimta kanë përdorur një deklaratë të vjetër të vitit 2014 të Veton Surroit, të cilën e kanë publikuar me pretendim që ta paraqesin atë si aktuale. Gjithashtu, këtij shkrimi i kanë ndryshuar titullin në mënyrë që të tërheqin sa më shumë klikime nga lexuesit. Ky artikull ka ngjallur shumë reagime nga lexuesit në rrjetin social Facebook, të cilët edhe kanë bërë mbi 300 komente në këto pastime. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others