Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fillim të mësimit në të gjitha shkollat

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (20 shtator) një artikull me titull “Lajm i mirë për nxënësit e Kosovës: Mësimi fillon në të gjitha shkollat”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është i pasaktë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajmi për e kryetarin SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili thuhet se është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është marrë nga portali “Paparaci.com”, i cili mban titullin “EKSKLUZIVE: Rrahman Jasharaj tërhiqet nga kërkesa për 100 euro shtesë, shton një kusht të ri për qeverinë”.

Pra, portali “Kosova-sot.info” ka publikuar këtë artikull të cilit më pas i ka ndryshuar titullin, duke pretenduar se mësimi fillon në të gjitha shkollat.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/642974/lajm-i-mire-per-nxenesit-e-kosoves-mesimi-fillon-ne-te-gjitha-shkollat/?fbclid=IwAR0KOjU2faIH26HAV3i81Ry5f46iY53OY24XGNSDtKHuR2Wbyc822Nf0vG8


Artikullin autentik të publikuar nga portali informativ “Paparaci.com” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

 “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull të marrë nga portali “Paparaci.com” në të cilin shkruan se kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.

Këtij artikulli, portali “Kosova-sot.info” i ka vënë titull të pasaktë duke pretenduar se mësimi fillon në të gjitha shkollat.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere