Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Shpërndarje e orkestruar e dezinformatave nga Kina dhe Rusia, për të përqarë Perëndimin

HIBRID

Shërbimi i BE-së për veprim të Jashtëm “European External Action Service” (EEAS), ka publikuar raportin e fundit, në të cilin është paraqitur një vlerësim lidhur me keqinformimin për vaksinat “COVID-19”.

Raporti i titullar “Vlerësim i shkurtër i narrativave dhe dezinformimit rreth pandemisë COVID-19”, i publikuar më 28 prill, përshkruan se si mediat ruse dhe kineze po përpiqen që sistematikisht të mbjellin mosbesim tek vaksinat perëndimore në fushatat e tyre të dezinformimit.

Sipas këtij raporti, këto fushata dezinformuese të iniciuara kryesisht nga mediat shtetërore të këtyre dy shteteve, po synojnë të përçajnë shoqëritë në shtetet perëndimore.

Nga dhjetori në prill, mediat shtetërore të të dyja vendeve po përhapin lajme të rreme në internet në shumë gjuhë duke sensacionalizuar shqetësimet për sigurinë e vaksinave, duke bërë lidhje të pabaza midis vaksinave dhe vdekjeve në Evropë dhe duke i nxjerrë vaksinat ruse dhe kineze si më të mira, thuhet në studimin e BE-së.

Në mes tjerash, në këtë raport është gjetur se “si Rusia edhe Kina po përdorin media të kontrolluara nga shteti, media të dyta dhe media sociale, duke përfshirë llogari diplomatike zyrtare të mediave sociale, për të arritur këto qëllime”.

BE-ja dhe NATO-ja rregullisht e akuzojnë Rusinë për veprime klandestine, duke përfshirë dezinformimin, në përpjekje për të destabilizuar Perëndimin duke shfrytëzuar përçarjet në këto shoqëri.

Çështjet e furnizimit me vaksinat AstraZeneca, si dhe efektet anësore shumë të rralla të kësaj vaksine apo asaj Johnson & Johnson janë shfrytëzuar prej tyre, thuhet në raport.

(Raporti i plotë i BE-së në gjuhën angleze)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere