[email protected]
Artikull që përmban pretendim të rremë, të publikuar para 3 vjetëve
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Tronditëse, policia serbe shfaqet në një fshat të Prishtinës”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar në vitin 2018, atëkohë kur anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi, kishte thënë se ka parë prezencë të policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar, në fshatin Makoc të Prishtinës.

Megjithatë, portali i dyshimtë “specialja.com” e ka publikuar qëllimshëm këtë lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/09/tronditese-policia-serbe-shfaqet-ne-nje-fshat-te-prishtines/?fbclid=IwAR3WaeltKMwA9ECxZ4TD1594mRKHyNASb4sgbfl6QUFMJQvRGnYlIrAk7Oo

https://specialja.com/lajme/2021/06/09/tronditese-policia-serbe-shfaqet-ne-nje-fshat-te-prishtines/?fbclid=IwAR3WaeltKMwA9ECxZ4TD1594mRKHyNASb4sgbfl6QUFMJQvRGnYlIrAk7Oo

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (prill 2018) nga  portali “periskopi.com”: https://www.periskopi.com/cka-po-kerkon-policia-serbe-ne-makoc-te-prishtines-foto/


Edhe pse atë kohë kjo çështje ishte ngritur nga anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi, një gjë e tillë ishte hedhur poshtë nga zëdhënësi i Policisë së Kosova, Daut Hoxha, i cili kishte thënë për klankosova.tv se në atë zonë janë duke u bërë xhirime.

“Nuk ka vend për ndonjë shqetësim. Në atë lokacion të Prishtinës, bazuar në kërkesat edhe për leje paraprake nga një produksion vendor, janë duke u realizuar xhirime filmike. Produksioni ka bërë xhirime edhe ditët e kaluara dhe marrë lejen përkatëse nga autoritetet kompetente. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë force të huaj policore dhe se gjithë personat janë aktorë”, kishte thënë Hoxha për Klan Kosova.

Vegëza e artikullit të publikuar në kohë reale nga “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/ushtare-serbe-ne-makovc-policia-konfirmon-se-po-behen-xhirime/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër të vitit 2018, të cilin qëllimshëm është munduar ta paraqesë si aktual. Përpos kësaj, pretendimi i bërë në lajmin e publikuar, përveç që është i vjetër, është edhe i pavërtetë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others