Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përdoret logo dhe emri i qendrës tregtare “Toptani” me pretendimin e rremë se ofron në shitje rroba për vetëm 1 euro

HIBRID

Një faqe në Facebook që mban emrin “Toptani Shopping Center” që numëron mbi 1 mijë ndjekës, pretendon se ka në shitje çanta të mëdha rrobash nga marka të njohura për vetëm 1 euro.

Me anë të këtij postimi, faqja e lartcekur fton që personat e interesuar të klikojnë mbi butonin që shfaqet në postim, me pretendimin e rremë se aty gjendet mundësia që të bëhet porosia online.

Kjo faqe, në seksionin e informatave “About”, shfaq një adresë në Filipine dhe një numër kontakti me prefiks të shtetit të Filipineve (+63 916 395 9826). (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se faqja e lartcekur ka përdorur logon dhe emrin e qendrës tregtare “Toptani” në Shqipëri.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Toptani Shopping Center”, që numëron mbi 1 mijë ndjekës:

https://www.facebook.com/absolutevaluebya/posts/pfbid02Aq7TT4e1kkLmta6NNcd4shLSJx6NuDmbZ2Es1Vm2KqBtJNZXYSiH4JBoptCt2Rsel


Mbishkrimi i postimit t publikuar nga faqja e lartcekur:

???????????? Çanta të mëdha rrobash nga marka të njohura për €1!

???? Qendra Tregtare ???? Toptani po shet koleksionet e vitit të kaluar, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të aksioneve. Të gjitha rrobat janë të reja dhe të paketuara në çanta 30 kg.

 Vetëm Online. Për të porositur, klikoni mbi butonin në reklamë dhe shkoni në faqen e internetit! henjës


Në imazhin e bashkangjitur në këtë postim shihet një grua që mban në dorë një afishe çmimesh me logon e qendrës tregtare “Toptani”.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë disa fotografi të kësaj gruaje me po të njëjtën veshje, e që në asnjërën nga to ajo nuk mban një afishe të tillë. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur faqen zyrtare në Facebook të qendrës tregtare “Toptani” në Shqipëri, e cila numëron mbi 70 mijë ndjekës mijë ndjekës. (shih këtu)

Po ashtu, në faqen zyrtare të kësaj qendre tregtare nuk është gjetur asnjë informacion se e njëjta ka në shitje çanta me rroba të markave të ndryshme me një çmim prej 1 euro.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Toptani Shopping Center,” që numëron mbi 1 mijë ndjekës pretendon rrejshëm se ka në shitje çanta të mëdha rrobash nga marka të njohura për vetëm 1 euro.

E njëjta ka përdorur emrin dhe logon e qendrës tregtare “Toptani” në Shqipëri. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere