Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Tahirit i atribuohet një deklaratë që nuk e ka thënë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale TikTok u publikua një postim me pretendimin se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se “të gjithë votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes janë njerëz të Serbisë”.

Në këtë postim shfaqet edhe data 23 shtator 2025, si dhe logoja e mediumit online “Reporteri.net”, duke pretenduar se ky artikull është publikuar nga ky portal informativ. Postimi u publikua me datë 25 shtator nga llogaria me emrin “me.qeverine.kurti3“.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve u konstatua se Tahiri nuk ka bërë një deklaratë të tillë. Për më tepër, është manipuluar me një artikull të vjetër të publikuar nga “Reporteri.net”, të cilit i janë ndryshuar data dhe titulli.


Hibrid.info ka kërkuar në Google fjalinë “Abelard Tahiri: Të gjithë votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes janë njerëz të Serbisë”, por rezultatet nuk shfaqin asnjë artikull të publikuar me këtë titull. (shih këtu)

Po ashtu një artikull i tillë nuk është gjetur i publikuar në portalin “Reporteri.net”. (shih këtu)

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi që është vendosur në postimin në TikTok, është marrë nga një artikull i vjetër (11 shtator 2019), i cili mban titullin “Abelard Tahiri: Bechtel-Enkas iu paguan 50 milionë për shkak të keqmenaxhimit të LDK-së”. (këtu)


Analiza:

Një postim në TikTok pretendoi se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se “të gjithë votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes janë njerëz të Serbisë”, duke e paraqitur sikur artikull i publikuar nga “Reporteri.net” më 23 shtator 2025.

Pas verifikimit, rezultoi se Tahiri nuk ka dhënë një deklaratë të tillë dhe se është manipuluar me një artikull të vjetër të “Reporteri.net” (11 shtator 2019), të cilit i është ndryshuar titulli dhe data.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere