Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Osmani nuk sjell lajme për liberalizim të vizave nga samiti në Turqi

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rrejshëm që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer nga samiti vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që po mbahet në Turqi, duke sjell një lajm të mirë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar dhe se përmbajtja e tij është ndryshe nga ajo që pretendohet në titull.

Artikulli është marrë nga portali “gazetaexpress.com”, ku sqaron se Osmani në këtë samit ka kërkuar liberalizim të vizave për kosovarët, e jo siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

“Sic po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/50269?33&fbclid=IwAR1mFjm-l47FCJtzUPkns1S7-p775xXHBeHZvtfS_IGeax-jNeLNIOBtiio
https://www.postlajme.net/50269?33&fbclid=IwAR1mFjm-l47FCJtzUPkns1S7-p775xXHBeHZvtfS_IGeax-jNeLNIOBtiio

Më poshtë mund të gjeni artikullin e “gazetaexpress.com”, nga e cila është marrë teksti i publikuar nga “postlajme.net”, ku i është ndryshuar komplet titulli.



Vegëza e postimit të presidents Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/338307094320503


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një artikull të publikuar nga “gazetaexpress.com”, të cilin e ka publikuar duke i vënë titull të rremë, në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në të.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “33shi.com” në Facebook e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere