Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “Përleshje me shkopinj dhe thika brenda burgut, 6 të vdekur, 9 të plagosur”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që lajmi ka të bëjë me një ngjarje në shtetin e Meksikës, ndërsa portali nga Kosova “veriu.info” në titullin e saj nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke pasur parasysh se portali “veriu.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me këtë titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka të bëjë me ndonjë burg në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “veriu.info”:

Një “luftë” midis bandave rivale në një burg në Meksikë ka lënë të vdekur gjashtë të burgosur dhe të paktën nëntë të plagosur, thonë zyrtarët.

Përleshja shpërtheu të martën pasdite me kohën lokale në një burg në qytetin Villahermosa në shtetin Tabasco.

Rojet thanë se grupet rivale të armatosura me armë të bëra në shtëpi po luftonin për kontrollin e burgut.

Vegëza e artikullit të publikuar në “veriu.info”:

https://veriu.info/%e2%80%8bperleshje-me-shkopinj-dhe-thika-brenda-burgut-6-te-vdekur-9-te-plagosur/?fbclid=IwAR3sppG7tAFQT4eaq2e72Z97JsnHAWXFHeuY8hXIC60063uPjxnkzv0r_YU

Analiza:

Në titullin e artikullit nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë dhe kjo mund të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe se të gjitha publikimet i bënë në gjuhën shqipe.

Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere