[email protected]
Pretendime manipuluese nga mediumi serb lidhur me fanellën e Ardon Jasharit e veshur nga Granit Xhaka
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull sot (6 dhjetor) me pretendimin se Xhaka ka veshur fanellën me numër 26 dhe mbishkrimin Jashari për të kremtuar përvjetorin e masakrës ndaj serbëve.

Kjo gazetë hedh pretendimin se numri 26 në fanellën Ardon Jashari, e veshur nga Xhaka pas përfundimit të ndeshjes, simbolizon daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra në vitin 1996, ku kishin aksionin e parë të sinkronizuar kur vranë pesë dhe plagosën pesë serbë të tjerë në sulmet në Pejë, Shtime, Deçan, në rrugën Rozhajë – Prishtinë.

Artikulli i kësaj gazete mban titullin “HORROR Pas provokimit të turpshëm nga Xhakës qëndron kremtimi i përvjetorit të masakrës së serbëve!” dhe ka zënë vend edhe në ballinë të gazetës me titull “Festoi masakrën e para 26 vjetëve”. (këtu)

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/katar-22/vesti/699913/uzas-iza-sramne-provokacije-dzake-krije-se-proslava-godisnjice-pokolja-srba/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Një reprezentues i Zvicrës me fanellë me mbiemrin e themeluesit të UÇK-së terroriste dhe numrin 26 lavdëroi krimin ndaj popullit tonë.

Domethënë, UÇK-ja famëkeqe u themelua në vitin 1994, dhe për herë të parë doli në publik në vitin 1996, pra 26 vite më parë! Pastaj terroristët shqiptar kishin aksionin e parë të sinkronizuar kur vranë pesë dhe plagosën pesë serbë të tjerë në sulmet në Pejë, Shtimje, Deçan, në rrugën Rozhaje – Prishtinë.

Një shqiptar kosovar nga radhët e Zvicrës pështyu të gjithë serbët e pafajshëm që vdiqën nga plumbat dhe thika e UÇK-së kriminele dhe terroristit mizor nga Prekazi, të cilin Prishtina e shpalli hero kombëtar të barabartë me Skënderbeun.


Përkundër pretendimeve të mediave serbe se Xhaka ka veshur fanellën me mbishkrimin Jashari duke aluduar në komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, Xhaka deklaroi se këtë veprim e kishte në përkrahje të futbollistit të ri të kombëtares së Zvicrës me origjinë shqiptare, Ardon Jashari të cilit i kishte premtuar se do ta vishte fanellën nëse e fitojnë ndeshjen. (këtu)

Në botërorin “Katar 2022” numri i futbollistëve që kombëtaret kanë drejt të ftojnë është 26 dhe, në mesin e futbollistëve, Ardon Jashari është përzgjedhur ta ketë këtë numër nga Federata e futbollit të Zvicrës. Prandaj, fanella nuk është përzgjedh me qëllimet e pretenduar nga mediat serbe. (këtu)

Pretendimi tjetër se numri 26 simbolizon përvjetorin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i pavërtetë për faktin se UÇK-ja daljen e publike e ka pasur me 28 nëntor 1997, e jo 1996 siç pretendon mediumi serb. Pra, UÇK-ja sivjet feston 25 vjetorin e daljes publike e jo 26 vjetorin siç pretendon gazeta. (këtu, këtu)

Arsyeja që e bëri UÇK-në të dal publikisht, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Gecit, e jo siç pretendohet nga mediat serbe për arsye të sulmeve dhe vrasjeve të serbëve.

Prandaj, pretendimi se është zgjedhur më qëllim fanellën me numrin 26 dhe mbishkrimin Jashari është i pabazë, sepse numri i fanellës nuk mbështet pretendimet serbe.


Analiza:

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se Xhaka ka veshur fanellën me numër 26 dhe mbishkrimin Jashari për të kremtuar përvjetorin e masakrës ndaj serbëve dhe daljen publike të UÇK-së.

Pretendimet nuk qëndrojnë për faktin se UÇK-ja nuk feston 26 vjetorin e daljes publike, për shkak se ajo publikisht ka dal në vitin 1997, e jo në vitin 1996 siç pretendon gazeta serbe.

Për më tepër, Xhaka ka mohuar mediat serbe se kishte veshur fanellën me mbishkrimin Jashari duke aluduar në mbiemrin komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Na bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky pretendim nuk qëndron dhe klasifikohet si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others