Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi nga platforma online dhe dokumentacione mjekësore nga Taxhikistani krijohet shpallje e rreme për dhurim të pasurisë

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook me emrin “Donacion” ka publikuar me 10 shkurt një postim me fotografinë e një gruaje të moshuar, duke pretenduar ta ndërtojnë një histori të sajuar gjoja se e njëjta ka vendosur që ta jap pasurinë e saj, duke qenë se  vuan nga një sëmundje.

Faqja “Donacion” pretendon se gruaja quhet Sabrina Alves dhe, në të njëjtin postim, ftojnë të interesuarit për të marr pasurinë e saj, duke kërkuar që japin të dhënat përmes një numri në aplikacionin “WhatsApp”.

Në këtë postim, faqja e lartcekur i ka bashkangjitur edhe dy fotografi, njëra tregon një grua të moshuar, e tjetra duket se janë disa dokumentacione mjekësore.

Mirëpo, pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se fotografia e gruas që paraqitet në imazh është marrë nga platformat online për ngarkim fotografish si “shutterstok” dhe “freepik” të publikuara nga llogaria me emrin “zurijeta”.

Ndërsa fotografia e dytë me dokumentacione mjekësore duket se është e lëshuar nga insitucionet relevante në Taxhikistan. Kjo është vërtetuar gjatë përkthimit me “Google Lens”, ku në njërin nga dokumentet vërehet emri i qytetit të këtij shteti, Dushanbe.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Donacion”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0WSqGDBp8T16K5MF6EkXqcLx5Drqnz4xsAJ9mUkYoFufoxbApRbXFdtxvrYA9sbu4l&id=100090365524954


Imazhi i gruas së moshuar që është përdorur nga faqja e lartcekur, hibrid.info ka arritur t’i gjejë në platformat online “shutterstock” dhe “freepik”. (shih këtu dhe këtu)


Bazuar në gjetjet e dhëna nga përkthimi i dokumentacioneve përmes “Google Lens”, qartësohet se ato janë lëshuar nga institucione të shtetit të Taxhikistanit, konkretisht qytetit Dushanbe. (shih këtu)


Analiza:

Nga procesi i kontrollit të fakteve dhe trajtimi i tyre u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim është tërësisht i sajuar. Pra ky pretendim është një histori e trilluar e bazuar në disa fakte false. Fotografia e të moshuarës u pa se është marrë nga platforma për blerje online të imazheve, ndërsa dokumenti shëndetësor u pa së është i lëshuar nga autoritetet e Taxhikistanit, saktësisht kryeqytetit Dushanbe. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere