[email protected]
Lajmi për gjendjen shëndetësore të Sali Berishës është i vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT / Sali Berisha Në Gjendje Të Rendë, Ρriten SpeciaΙ Mjek Aυstriak Për…”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se ky lajm nuk është aktual, pra është i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2019.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i shtuar fjalët “Lajmi i fundit”, në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në të.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

Ish kryeministri Sali Berisha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve të neurokardiologjisë.

Burimet afër tij bëjnë me dije se shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës që i është krijuar dhe për shkak të problemeve të moshës.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/52283?33&fbclid=IwAR2Qtwd8X_0CiXZm_1B4hvQofKly9VnxqR32K9FdeoFWXXKgqMIyLovd_GA


I njëjti artikull është postuar edhe në Facebook në faqen “33shi.com”, e cila posedon afër 50 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit të artikullit në faqen “33shi.com” në Facebook:

https://www.facebook.com/33shi/posts/666173030983752

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (qershor 2019) në disa media online.

http://pamfleti.net/sali-berisha-i-semure-rende-nen-kontrollin-e-rrepte-te-mentor-petreles-pritet-mjeku-austriak/

https://new.kosovarja-ks.com/sali-berisha-i-semure-rende-nen-kontrollin-e-rrepte-te-mentor-petreles/

Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një lajm të vjetër duke u munduar ta paraqesë atë si aktual. Gjithashtu, për të për ta bërë atë të duket më aktual i kanë vënë qëllimshëm në titull cilësimin “Lajmi i fundit”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others