Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i artikujve që pretendojnë rrejshëm se qytetarët duhet urgjentisht të pajisen me miell

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Bleni miell sa më shpejtë, ja se çfarë kaosi po pritet të ndodhë në muajin Shtator”.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në mediat kredibile në prill të vitit 2020 dhe ka të bëjë me mullistët kosovarë, të cilët atëkohë kishin paralajmëruar pezullimin e prodhimit të miellit për shkak të lëvizjes së çmimit të importit nga Serbia. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se pritet kaos në muajin shtator.

Ky portal i dyshimtë ka vënë një titull tendencioz në këtë artikull, duke përhapur panik te lexuesit, me pretendimin se diçka e jashtëzakonshme pritet të ndodhë në muajin shtator.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe më herët nga portale të dyshimta, dhe është verifikuar nga stafi i hibrid.info.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/1785?fbclid=IwAR06oI8F-aqbMfmoQoVHi5hc2ovLU4Xb01j1j1MNrnfipVvdmq0nY5ycPI0

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, ku ka arritur të grumbullojë mbi 150 komente e afër 300 reagime.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/195158442654181


Një artikull i tillë ka tendencë të dezinformojë lexuesit, duke përhapur panik se në shtator pritet të ndodhë kaos, si dhe duke bërë thirrje që të blihet sa më shumë miell.

Hibrid.info, edhe më parë ka trajtuar artikullin e njëjtë por që është publikuar nga portal tjetër i dyshimtë.

Vegëza e artikullit të trajtuar nga hibrid.info:


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë edhe titull tendencioz që mund të përhapë panik te lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere