Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet e SpaceX paraqiten si raketa iraniane në sulm ndaj Izraelit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar video-materialet ku shfaqen pamje të një rakete, me pretendimin se paraqet raketën balistike të përdorur nga Irani në sulmet ndaj Izraelit.

Këto përmbajtje janë publikuar të enjten (18 qershor) nga media në gjuhën shqipe si “Radio Star Gjilan” dhe “KosovaPress” (shih këtu dhe këtu).

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se raketat e shfaqura janë Raketa Falcon 9 të lëshuara për mega-konstelacionin Starlink, projekti i SpaceX për një sistem komunikimi në internet të bazuar në hapësirë.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit “InVID” dhe ka gjetur publikime të shumta me të njëjtin pretendim (shih këtu).

Në mesin e videove të shfaqura pas kërkimit, është hasur edhe një e publikuar më 18 qershor, me përshkrimin që lë të kuptojë se kemi të bëjmë me me mision të SpaceX, kompani e cila projekton dhe ndërton raketat dhe anijet e saj kozmike të ripërdorshme (shih këtu).

Një tjetër video e gjetur, e ngjashme me pamjet e trajtuara, qartëson se në pamje kemi të bëjmë me Raketën Falcon 9, e lëshuar nga baza Vandenberg në Kaliforni. Tutje përshkrimi thotë se ajo bart një grup prej 26 satelitësh për mega-konstelacionin Starlink, gjithashtu projekti i SpaceX, për një sistem komunikimi në internet të bazuar në hapësirë (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se pamjet e publikuara paraqesin raketën balistike të përdorur nga Irani në sulmet ndaj Izraelit nuk qëndron.

Pamjet e shfaqura janë të raketës Falcon 9 të SpaceX, të cilat lëshohen për vendosjen e satelitëve Starlink, dhe nuk kanë lidhje me ndonjë sulm ushtarak.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “të paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere