[email protected]
Video nuk u xhirua në aeroportin e Kabul-it, por në Dallas
shape
shape
shape

Në një video e shpërndarë së fundi në rrjetet sociale, pretendohet se një grup i madh i njerëzve po hyjnë me nxitim në një ndërtesë, e cila po etiketohet si Aeroporti i Kabulit. Kjo skenë pretendohet të paraqitet si përpjekje kaotike për evakuimit të afganëve, pas marrjes së Kabulit nga talibanët. Sidoqoftë, video tregon tifozët që hyjnë në stadiumin AT&T në Arlington, Texas, shtëpia e ekipit të ligës së futbollit amerikan “NFL”,  “Dallas Cowboys”, në janar të vitit 2019.

Përdoruesit e mediave sociale e kanë shpërndarë këtë video me titra si, “Aeroporti i Kabulit këtë mëngjes” (postuar më 17 gusht) (shiko këtu); “Pamjet surreale nga aeroporti i Kabulit sapo u hap këtë mëngjes – Afganistan” (postuar më 16 gusht) (shiko këtu); dhe “Ku është OKB -ja […] Pse nuk po mblidhen të gjitha kombet për t’i ndihmuar. Kjo është kaq e trishtueshme. #Afganistan […] #KabulHasFallen #KabulFalls #kabulairport ”(shiko këtu).

Videoja origjinale u postua në Twitter nga gazetari Jon Machota, (shiko këtu) i cili mbulon Dallas Coëboys për mediumin The Athletic. Postimi, nga janari 2019, mund të shihet këtu. Machota shpjegon në mbishkrimin se video tregon dyert e stadiumit që hapen për një lojë të ligës NFL: “Dyert e stadiumit AT&T janë hapur për Cowboys kundër Seahawks”. Videoja e Machota u shpërnda në atë kohë nga Sports Illustrated (shiko këtu).

Pra, nga ekipi i kontrollit të fakteve të agjencisë britanike të lajmeve “Reuters”, u vërtetua se kjo video tregon tifozët që nxitojnë në stadiumin sportiv AT&T në Teksas në vitin 2019, jo në aeroportin e Kabulit në gusht 2021.

(Artikulli i plotë nga Reuters)

Share With Others