Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Haxhiu pretendon pa fakte se Qeveria është përpjekur që të paraqesë shifra të rrejshme me Covid-19

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një deklaratë të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiut, i cili sot (27 janar) në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti është përpjekur që të paraqesë shifra të rrejshme të të infektuarve me Covid-19.

Ai shtoi se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, ka pasur përpjekje për të paraqitur shifra të rrejshme me COVID-19, duke e zvogëluar numrin e rasteve të reja, por pa ofruar asnjë fakt që e mbështetë pretendimin e bërë.


Deklarata e Haxhiut e publikuar në disa media online në Kosovë:

“As pas dy vite të pandemisë Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj variante të COVID-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike. Gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit 2022 kishte përpjekje nga qeveria që të paraqiten shifra të rrejshme me COVID duke i zvogëluar ato, duke i kamufluar me grip sezonal pasi simptomatologija e Omicron dhe gripit sezonal ishte e njejtë. Kemi me dhjetëra raste kur pacientët me simptoma të Omicronit u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin për COVID. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shndërruar në shpërndarës të virusit duke e rritur shpejtësinë e numrit të rasteve pozitive”, ka deklaruar Haxhiu.


Këtë pretendim të Haxhiut e kanë publikuar disa nga mediat online në Kosovë si “Periskopi.com”, “Gazetainfokus.com”, “Indeksonline.net” dhe “Kosova-sot.info” , vegëzat e të cilave mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka pretenduar pa fakte se gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit 2022 kishte përpjekje nga qeveria që të paraqiten shifra të rrejshme me COVID duke i zvogëluar ato.

Ky pretendim i Haxhiut i pa bazuar në asnjë fakt është publikuar në disa nga mediat online në Kosovë.

Në këtë rast, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Haxhiut si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere