Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Çavushollu nuk ka thënë se “nuk ka takuar ministreshë më të aftë se Donika Gërvalla”

HIBRID

Artikulli me titull “Çavuşoğlu: Nuk kam takuar ministreshë më të aftë se Donika Gërvalla” është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “onlinenews54.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe i njëjti nuk përputhet fare me përmbajtjen në tekst.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më 18 qershor të këtij viti dhe ka të bëjë me takimin që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar me homologun e saj turk, Mevlyt Çavushollu, në margjina të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili është mbajtur në Antalia të Turqisë.

Në njoftimin nga ky takim në asnjë rast nuk përmendet se Çavushollu ka thënë se “Nuk kam takuar ministresh më të aftë se Donika Gërvalla”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “onlinenews54.com”:

https://onlinenews54.com/2021/09/02/cavusoglu-nuk-kam-takuar-ministreshe-me-te-afte-se-donika-gervalla/?fbclid=IwAR3Vrf0tdG6k5k0O2pjFalPnbBh89NBmfWBQrwQoR8ufzbz0MP9W9nbFBHk

Pretendimi i bërë në këtë artikull, hedhet poshtë edhe nga vetë komunikata për njoftim e ministres Gërvalla, e publikuar atëkohë në ueb-faqen zyrtare të MPJD-së.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shkruan se “në takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në rajon dhe ministrja Gërvalla ka theksuar prioritetet e qeverisë së re të Kosovës dhe politikës së jashtme. Palët kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht për shkëmbimet tregtare dhe investimet direkte”.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e njoftimit të publikuar në uebfaqen zyrtare të MPJD-së:

https://www.mfa-ks.net/single_lajmi/4403


Analiza:

Ky portal i dyshimtë ka publikuar një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere