Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ministri Maqedonci nuk ka deklaruar se FSK do të pajiset me anti-tank “Panzerfaust”

HIBRID

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një imazh me mbishkrimin “Maqedonci: Përveç (Omtas) dhe (Javelin), FSK do të pajiset edhe me anti-tank (Panzerfaust)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur një deklaratë e tillë e bërë nga ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, që përmend specifikisht blerjen e anti-tankeve Panzerfaust.


Vegëzat e postimit të publikuar në disa faqe në Facebook:

https://www.facebook.com/perkrahesitealbinkurtit2/posts/pfbid0XqPNM6RJ9nWBZF5TBUfNgQTFabX8HUXDB75LYtsTua1hH9UYALsLc9cnHWZ85NR8l

https://www.facebook.com/prishtinaime4/posts/pfbid032DQAWUtK7DfT81o7SWLRDy8UUYBb61AbvDR3FVW5BCqyLpviAMMBzEoDyFPpk7Gql

https://www.facebook.com/dardaniakingdom/posts/pfbid02GeH6QkKSdwmRniYFewQJS6Wq5JhXPpxAmDPDNeuAEJjo3VrxBVQ4mTgK5b2s6NX7l

https://www.facebook.com/KosovaReport1/posts/pfbid05rHbeH5SeosgPtTPKzhY887uzZhBwMctARwwsHoNx1iYVMqR2CbcUwbHLcSS9Ko5l


Hibrid.info ka arritur të gjejë dy intervistat e dhëna gjatë ditëve të fundit (11&12 janar), në mediumet vendore “KTV” dhe “RTV Dukagjini”, ku Maqedonci flet rreth armatimit te Forcës së Sigurisë së Kosovës. (shih këtu dhe këtu)


Maqedonci në asnjëren intervistë të dhënë nuk ka përmendur se FSK-ja do të pajiset me anti-tank “Panzerfaust”, por vetëm ka treguar shtetet me të cilat kanë bashkëpunuar ndër vite, duke përfshirë edhe Gjermaninë, që është prodhues i këtyre tankeve. (shih këtu dhe këtu)

Gjithashtu, as në profilin zyrtar të tij në median sociale Facebook ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë të tillë. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një imazh, ku përmes mbishkrimit pretendohet se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se FSK- ja do të pajiset edhe me anti-tank “Panzerfust”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë deklaratë e tillë e bërë nga Maqedonci.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere