Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Përdorën të dhëna të gabuara për të pretenduar rrejshëm se vaksinat shkaktojnë probleme

HIBRID

Përmes një videoje të shpërndarë së fundmi, pretendohet rrejshëm se si shkak i vaksinimit kundër COVID-19 vdiqën 13,627 njerëz dhe 17,794 të tjerë mbetën me probleme. Në këtë postim janë përdorur në mënyrë të gabuar të dhëna nga sistemi i raportimit i Sistemit të Vaksinave të Ngjarjeve të Dështuara të SHBA (VAERS). Pra, në këtë raportim flitet për vdekje, por jo që janë shkaktuar nga vaksinimi.

Në këtë video paraqitet një tekst ku thuhet se: “Kur dikush mendon se duhet të marr një [emoji me gjilpërë] që tashmë ka marrë 13,627 jetë dhe ka bërë që 17,794 të jenë me aftësi të kufizuara përgjithmonë”.

Vegëza e videos:

https://www.instagram.com/reel/CTNYWc4jlMg/

Personi që i bëri këto postime, i ka trajtuar këto shifra nga 20 gusht 2021 në një postim në Twitter të postuar më 27 gusht 2021, duke shtuar se: “Nga këto 13,627 vdekje të raportuara deri më 20 gusht, 6,128 u raportuan nga shtetet dhe territoret amerikane ose një vendndodhja e raportuar si e panjohur dhe 7.499 nga vende të huaja”.


Mirëpo, këta numra bazohen vetëm në raportet e futura në sistemin e raportimit VAERS, por jo edhe në raportin për ngjarjet e padëshiruara aktuale dhe vdekjet e konfirmuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Gjithashtu, siç tregohet faqen e (VAERS)  – vaers.hhs.gov/data.html – kjo data bazë mirëpret ofruesit e kujdesit shëndetësor, prodhuesit e vaksinave dhe publikun që të paraqesin raporte në sistem. Sidoqoftë, në këtë ueb-faqe sqarohet edhe fakti se të dhënat e gjetura në këtë ueb-faqe/bazë të dhënave “mund të përmbajnë informacione që janë jo të plota, të pasakta, të rastësishme ose të paverifikueshme”.

Edhe nga CDC (këtu) thuhet se publikimet në VAERS nuk janë kredibile dhe se , “Raportet e ngjarjeve të padëshiruara tek VAERS pas vaksinimit, përfshirë vdekjet, nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë shkaktuar nga vaksinimi”.

Sipas udhëzimeve të CDC të listuara në faqen e tyre, që raportojnë ngjarje të dëmshme nga vaksinat COVID-19 (këtu), janë regjistruar 6,968 raporte të vdekjes (0,0019%) të regjistruara nga 14 dhjetori 2020, deri më 23 gusht 2021 “midis njerëzve që morën një COVID-19 vaksinë”. Është e rëndësishme të theksohet se “FDA kërkon që ofruesit e kujdesit shëndetësor të raportojnë çdo vdekje pas vaksinimit COVID-19 tek VAERS, edhe nëse është e paqartë nëse vaksina ishte shkaku”.

(Artikull me fakte të kontrolluara nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere