Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ndryshohet deklarata e Dua Lipës për konfliktin Hamas-Izrael

HIBRID

Disa llogari të huaja në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe në Facebook kanë publikuar një imazh të këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa duke i mbështetur mbishkrimin “Dua Lipa qëndron me Palestinën”.

Përmbajtja e postimit pretendon se Dua Lipa në një deklaratë kishte shprehur mbështetjen e saj ndaj Palestinës në konfliktin Hamas-Izrael, duke thënë se i dhemb zemra për popullin palestinez.

Ky artikull është trajtuar nga agjensia e lajmeve Reuters në kuadër të rubrikës për verifikimin e fakteve, që vërteton se pretendim i dhënë nuk qëndron. (shiko këtu)


Vegëza e postimeve  të publikuara nga “Jackson Hinkle” në  rrjetin social “X” dhe Facebook”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=122116606748097774&id=61552933246153


Kjo deklaratë është e shkëputur nga një deklaratë që këngëtarja kishte shpërndarë në rrjetin e saj zyrtar në Instagram (që tani nuk gjendet më), e që më pastaj është shpërndarë nga mediumet e huaja; “Express Tribune”, “Global Village Space dhe “Ary News”. (shiko këtu, këtu dhe këtu)


Deklarata e saj sipas këtyre mediumeve ishte: “Çdo ditë që kalon, zemra ime dhemb për popullin e Izraelit dhe Palestinës. Dhimbje për jetët e humbura në sulmet e tmerrshme në Izrael. Dhimbje siç e dëshmoj vuajtjet e paprecedentë në Gaza, ku 2.2 milionë shpirtra, gjysma e tyre fëmijë, durojnë vështirësi të paimagjinueshme”

Ndërsa kjo dëshmon se postimi i bërë nga llogaria e përmendur më lartë është marrë nga kjo deklaratë dhe është shkëputur sikur Dua Lipa po mbështet vetëm Palestinën në konfliktin aktual, edhe pse ajo kishte shprehur dhembshuri për të dyja palët.

Ndonëse ky pretendim është bërë nga llogari të huaja, arsyeja e trajtimit të këtij artikulli nga hibrid.info, është se këngëtarja në fjalë është me origjinë nga Kosova dhe kësisoj audienca shqiptare mund të bie pre e këtij pretendimi.


Analiza:

Disa llogari të huaja në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe në Facebook kanë publikuar një imazh të këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa duke pretenduar se ajo në një deklaratë kishte shprehur mbështetje ndaj Palestinës në konfliktin Hamas-Izrael, duke thënë se i dhemb zemra për popullin palestinez.

Ky artikull është trajtuar nga agjensia e lajmeve Reuters në kuadër të rubrikës për verifikimin e fakteve, ku tregohet se pretendimi i dhënë nuk qëndron.

Në bazë të metodologjisë së punës, Hibrid.info këtë material e cilëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere