Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Arrestimi i bandës kriminale nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Artikulli me titull “Kapet banda kriminale e mashtrimit, po e shiste mishin e kalit për mish të viçit”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që lë hapësirë për keqinformim, pasi në të nuk qartësohet se në cilin shtet është kapur banda kriminale.

Ndërsa vetëm pasi të klikojmë në artikull, vërehet se lajmi qartësohet duke u bërë e ditur se ngjarja ka të bëjë me Brazilin, ku autoritetet e këtij shteti kanë njoftuar se kanë kapur një bandë prej gjashtë personash të akuzuar për vjedhjen e kuajve për therje, dhe shitjen e mishit në restorante, duke e maskuar atë si mish viçi.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Autoritetet e shtetit  kanë njoftuar se kanë kapur një bandë prej gjashtë personash të akuzuar për vjedhjen e kuajve për therje, dhe shitjen e mishit në restorante, duke e maskuar atë si mish viçi.

Sipas deklaratës nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/583359/kapet-banda-kriminale-e-mashtrimit-po-e-shiste-mishin-e-kalit-per-mish-te-vicit/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me arrestimin e një bande kriminale në Brazil, me akuzën për vjedhjen e kuajve për therje, dhe shitjen e mishit në restorante, duke e maskuar atë si mish viçi, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere