Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Express Gazeta” dje me datë 24 nëntor ka publikuar një artikull me titull “Tër’met i fuqishëm në Shqipëri / Lë kundjet janë ndjerë edhe në Kosovë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, nga ku është vërtetuar se lajmi është i vjetër i cili është publikuar me datë 15 shtator të këtij viti, kur Shqipërinë e goditi një tërmet me 4.7 ballë.

Kjo faqe në Facebook është munduar që këtë artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “worldnews83.com” ta paraqesë si aktual (24 nëntor).

Vegëza e artikullit të publikuar në faqen Express Gazeta në Facebook:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/278672457530492


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online:

https://veriu.info/serish-termet-i-fuqishem-ne-shqiperi-lekundjet-ndjehen-edhe-ne-kosove/
https://kosova.info/serish-termet-i-fuqishem-ne-shqiperi-lekundjet-ndjehen-edhe-ne-kosove/

Analiza:

Faqja “Express Gazeta” në Facebook e cila numëron afër 70 mijë ndjekës, duket se qëllimisht e ka postuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Kjo shumë lehtë mund t’i keqinformojë lexuesit e kësaj faqe, duke lënë të kuptohet se tërmeti në Shqipëri ka ndodhur tani.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin ti “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere