[email protected]
Në titull nuk sqarohet se faqet e cilës qeveri janë sulmuar
shape
shape
shape

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Faqet e internetit të qeverisë bien pre e sulmeve kibernetike”, dhe në fotografi ka vendosur një imazh ilustrues, që lë të kuptohet se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për qeverinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Detajet e lajmit qartësohen vetë në përmbajtje, ku thuhet se disa “faqe të internetit të Qeverisë së Ukrainës kishin rënë pre e sulmeve kibernetike”.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik ndaj një numri uebfaqesh të qeverisë ukrainase.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punët e Jashtme, Josep Borrell tha se kishte thirrur një takim urgjent për të “parë mundësitë për reagim dhe se si mund t’i ofrohet ndihmë teknike Ukrainës në mënyrë që të rrisë kapacitetin e saj mbrojtës”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/594773/faqet-e-internetit-te-qeverise-bien-pre-e-sulmeve-kibernetike/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një sulm kibernetik të disa faqeve të Qeverisë së Ukrainës, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilën qeveri bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others