[email protected]
Titulli “Javën e ardhshme dalin nga 200 euro per familje”, tërësisht i sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “mergata.eu” ka publikuar një artikull me titull “Javën e ardhshme dalin nga 200 euro per familje”.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. “Mergata.eu” ka marrë shkrimin nga GazetaExpress.com, i cili ka të bëjë me premtimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, rreth votimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ky portal i dyshimtë ka marrë tekstin e atij lajmi, e më pas i ka vënë titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtje.

Teksi i artikullit të publikuar në “mergata.eu”:

Javën E Ardhshme dalin nga 200 euro per familje”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka vizituar Suharekën ka premtuar se javën e ardhshme do të kalojë li gji për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa nga këtu ka premtuar se në javën e ardhshme do të kalohet ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe do të definohen të çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

Hoti ka thënë se po punohet edhe për përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhj etor dhe se në mbledhjen e parë të ja narit do të miratohet kjo pako.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mergata.eu”:

https://mergata.eu/javen-e-ardhshme-dalin-nga-200-euro-per-familje/


Hoti më 27 nëntor gjatë një vizite në Suharekë, kishte premtuar se në javën pasuese do të kalohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do ta kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohet të gjitha çështjet, edhe mjetet që do ta marrin qytetarët nga kursimet e tyre, edhe një listë e ndryshimeve ligjore, përfshi mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heqë ndëshkimet e nevojshme, për të rishikuar TVSh-në në lëndë të parë të prodhimit vendor e cila duhet të adresohet. Dhe ajo që po punojmë tash në përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor, bashkë me gjitha Odat Ekonomike, dhe besoj që në mbledhjen e parë ose të dytë, në janar si të miratohet kjo pako e re fiskale ku adresohen të gjitha burokracitë e nevojshme, dhe gjitha çështjet që e lehtësojnë të bërit biznes”.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar nga GazetaExpress.com:


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “mergata.eu” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Ky portal i dyshimtë me anë të këtij titulli tërësisht të sajuar, synon që të tërheqë vëmendjen e lexuesit, e pastaj përmes klikimeve të përfitojë materialisht. Hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others