Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht për numrin e personave të akuzuar për helmimin në Deçan

HIBRID

Disa portale në Kosovë kanë raportuar gabimisht lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj dy personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth.

Portalet si “Fakteplus.net” dhe “KlanKosova.tv” kanë raportuar se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave, ndërsa në përmbajtje thuhet se bëhet fjalë për dy persona.

Në një konferencë për media, prokurori i rastit Dorjan Juniku, tha se pas një hetimi intensiv disa mujor lidhur me helmimet, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidrodrini në Pejë.

“Pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale e cila ka të bëjë me rastin e njohur si helmimi në Deçan i mbi 1500 qytetarëve, sot më 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidro Drini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie për “mosevitim të rrezikut”, tha prokurori i këtij rasti Dorjan Juniku.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Fakteplus.net”:

https://fakteplus.net/ngrihet-aktakuze-ndaj-kater-personave-per-helmimet-ne-decan/?fbclid=IwAR231eAo9S5f4qKBwu1Y21l4BzTUXhV1-k1oZmrhyQ6v8kGmzCCTuXGSR-4

Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, Hibrid.info ka gjetur se një gabim të tillë e ka bërë edhe “KlanKosova.tv”, por më pas e ka përmirësuar atë.

No description available.


Vegëzën e këtij artikulli të publikuar me përmirësim nga “KlanKosova.tv” mund ta gjeni këtu.



Analiza:

Portalet si “Fakteplus.net” dhe “KlanKosova.tv” kanë raportuar gabimisht se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth, ndërsa në përmbajtje thuhet se bëhet fjalë për dy persona.

“KlanKosova.tv” më pas e ka përmirësuar këtë gabim, por gjatë kërkimit në “Google”, vegëza e këtij artikulli ka mbetur e pandryshuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere