Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka konfirmim se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës 40 automjete ushtarake “SHOTA”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në TikTok pretendohet se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës 40 automjete ushtarake SHOTA.

Ky pretendim u publikua të shtunën (25 maj) në TikTok nga llogaria “army_fskkosovo”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile që pretendon se është konfirmuar një gjë e tillë.


Hibrid.info ka kërkuar në “Google” me fjalët kyçe “Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës 40 automjete ushtarake SHOTA”, e që rezultatet nuk shfaqin ndonjë informacion të publikuar në burime kredibile. (këtu)

Po ashtu, edhe në ueb-faqen zyrtare të kompanisë TIMAK që prodhon këtë lloj automjeti ushtarak, nuk është gjetur një konfirmim i tillë. (këtu)

Lajmi i fundit i gjetur rreth këtij automjeti ushtarak, është ai i 9 prillit 2025 i publikuar në portalin informativ në gjuhën shqipe “GazetaTema.net”. Në këtë artikull, Arjeta Puca, administratore e TIMAK, kishte deklaruar se për t’u pajisur me këtë automjet ushtarak, kanë marrë shumë kërkesa nga Gjermania, Polonia, Ukraina e Greqia.

“Ne kemi dëshirë që ta nisim me Shqipërinë, por kemi edhe shumë kërkesa nga Gjermania, Polonia, Ukraina e madje Greqia me të cilën jemi në bisedime dhe besojmë se sivjet do të kemi edhe prodhimet e para”, u shpreh Puca. (këtu)


Në një postim të publikuar në TikTok shfaqet një fotografi e një automjeti ushtarak, ku duken flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. (shih fotografinë më poshtë)

Megjithatë, pas verifikimit me mjetin e automatizuar InVID, hibrid.info ka konstatuar se fotografia është e manipuluar – në versionin origjinal shfaqet vetëm flamuri i Shqipërisë. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Në TikTok është shpërndarë një pretendim se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës 40 automjete ushtarake SHOTA. Hibrid.info, pas një hulumtimi online, nuk ka gjetur asnjë burim kredibil që e konfirmon këtë informacion. Po ashtu, as në faqen zyrtare të kompanisë TIMAK nuk ka ndonjë njoftim që e argumenton këtë pretendim.

Një fotografi e publikuar në postim, ku shfaqen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në një automjet ushtarak, është verifikuar dhe u vlerësia si e manipuluar, pasi në versionin origjinal shfaqet vetëm flamuri i Shqipërisë.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere