Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull dhe fotografi që nuk qartësojnë përmbajtjen

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: ParaIajmërohet Rritje E Rrogës Minimale”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar më 11 dhjetor të vitit 2021, atëkohë kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte paralajmëruar rritje të rrogës minimale.

Duke ditur se ky portal i dyshimtë, shumicën e artikujve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje është aktuale dhe ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/8563?fbclid=IwAR1wUVRctJrkCP3IrkojtcS23aJT8pR7ILjIIQBPCgDUuds6_HILlsK3-4Y
https://banglarreporter.com/archives/8563?fbclid=IwAR1wUVRctJrkCP3IrkojtcS23aJT8pR7ILjIIQBPCgDUuds6_HILlsK3-4Y

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (11 dhjetor 2021) nga disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, të cilën është munduar ta paraqesë si aktuale.

Duke ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve i ka për Kosovën, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje është aktuale dhe ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere