Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për gjuajtje me armë në kufi të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari në TikTok me emrin “mtrks25” ka publikuar (25 mars) një video-material, i cili shfaq pamje të gjuajtjeve me armë.

Autori i këtij publikimi i ka vendosur mbishkrimin “Dhezen Alarmat pas gjuajtjeve me arme ne kufi” duke i bashkangjitur po ashtu edhe etiketa të cilat pretendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, të njëjtat pamje janë gjetur të publikuara më herët nga burime tjera, të cilat tregojnë se pamjet shfaqin dyluftimet në Ukrainë, si dhe pretendimi për gjuajte armësh në kufi, në vendin tonë, nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Bazuar në numrin e ndjekësve (11 mijë e 300) të kësaj llogarie në TikTok, hibrid.info vlerëson se një audiencë e konsiderueshme, mund ta marrë pretendimin si të mirëqenë (këtu).


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7350022385321495813

Përmes hulumtimit me anë të programit të automatizuar “InVid”, hibrid.info e ka gjetur videon e njëjtë publikuar një ditë më herët (24 mars) në një llogari me emrin “miltokcover”, e cila publikon kryesisht pamje nga që lidhen me luftën në Ukrainë (shih këtu).

Edhe për videon në fjalë, nga përshkrimi që i ka bërë llogaria “miltokcover”, tregohet se pamjet shfaqin momente të luftimeve në Ukrainë (shih këtu).

https://www.tiktok.com/@miltokcover/video/7349898841782537477

Për të hedhur poshtë edhe më shumë pretendimin e mësipërm, hibrid.info ka hulumtuar dhe kontrolluar ueb-faqet e institucioneve zyrtare në Kosovë, nga të cilat nuk është konfirmuar një ngjarje e tillë e mundshme (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi që tregon për gjuajtje armësh në hapësirën kufitare të Kosovës, nuk është i vërtetë.

Pamjet që besohet se janë nga lufta në Ukrainë, janë përdorur për ta paraqitur këtë pretendim dhe i njëjti nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare në vend.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere