Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i artikullit që pretendon rrejshëm për kushtet e anëtarësimit të Kosovës në NATO

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com”, ka publikuar një artikull me titull “Vjen lajm i madh / Kosoves po i kerkohen vetem dy kushte per te hyre ne NATO ! Ja cilat jane ato”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të artikullit gjendet opinioni i drejtorit të organizatës KIPRED dhe ekspertit të sigurisë, Lulzim Peci, i cili me datë 28 shkurt në profilin e tij në Facebook kishte paraqitur dy kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO.

Pra, nuk është e vërtetë që NATO ka kërkuar nga Kosova që t’i plotësojë dy kushte, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:

https://news388media.com/co/vjen-lajm-i-madh-kosoves-po-i-kerkohen-vetem-dy-kushte-per-te-hyre-ne-nato-ja-cilat-jane-ato/?fbclid=IwAR26MScAkvoAdSfKxm6wMBH1xfTxDA61VwWA3sPCBBswAqrEVo8vVts5lXM

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 160 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë opinionin e Pecit të shkruar në Facebook me datën 28 shkurt (shih këtu). Por, megjithatë këto dy kushte të paraqitura nga ai nuk janë zyrtare nga NATO.


Në një faqe të Departamentit amerikan të Shtetit janë paraqitur kriteret për anëtarësim në NATO të shteteve aspiruese. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta, pasi i njëjti është shpërndarë edhe në muajin mars, e që edhe atëherë është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news388media.com” ka publikuar një opinion të ekspertit të sigurisë në Kosovë, Lulzim Peci, i cili në muajin shkurt kishte paraqitur dy kushte që duhet t’i plotësojë Kosova për të përshpejtuar anëtarësimin në NATO.

Por, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Kosovës po i kërkohen dy kushte që të anëtarësohet në NATO.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere