Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet ka marrë këto vendime

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shteti ul taksën e naftës dhe jep biletë udhëtimi 9 euro në muaj”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ndërsa me të hyrë në tekst, atëherë bëhet e ditur se vendimi për uljen e taksës së karburanteve dhe për çmimin prej 9 eurove për biletë mujore të udhëtimit ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë.

Pra, duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se këto vendime kanë të bëjnë me shtetin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për vetëm 9 euro në muaj, për tre muajt e ardhshëm, si rezultat i një përpjekje për të përballuar koston në rritje të jetesës.

Gjithashtu, taksa e karburantit është ulur me rreth 30 cent për litër për benzinën.

Taksa është ulur në minimumin e BE-së, përsëri për tre muajt e ardhshëm, kështu që çmimet e naftës gjithashtu po ulen me rreth 14 cent për litër.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/622227/shteti-ul-taksen-e-naftes-dhe-jep-bilete-udhetimi-9-euro-ne-muaj/?fbclid=IwAR17ezwdtOJj3n4CyPzh5ft4q3mpFokwnWBXLvGbMQvWNYp_-KbUFQ0D3_E


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikull me disa vendime që nuk kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet lajmi që tregon se këto vendime kanë të bëjnë me Gjermaninë.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere