[email protected]
Në titull mungon sqarimi se në cilin kryeqytet ka ndodhur ngjarja 
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar dje (1 gusht) një artikull me titull “Grabitet argjendaria e njohur në kryeqytet”.

Në përmbajtje të artikullit të këtij portali tregohet se për cilin kryeqytet bëhet fjalë.

Hibrid.info ka verifikuar artikullin duke vërtetuar se mos saktësimi i kryeqytetit në titull, e bën atë përgjithësues.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/683299/grabitet-argjendaria-e-njohur-ne-kryeqytet/?fbclid=IwAR36y4Mk7gFGlFRrvWH6oMAuNGuLGQkNXdxhh_ccOyehd5rjdsiWJBO_NoA


Hibrid.info ka gjetur se sqarimi se për cilin kryeqytet tregon artikulli, bëhet në përmbajtje, ku shkruhet se, “Është grabitur një argjendari në Paris, tre persona të armatosur…”.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se lajmi ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës.


Hibrid.info po ashtu e ka gjetur të publikuar artikullin për grabitjen në Paris edhe në mediat ndërkombëtare. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me një grabitje në Paris, pa treguar për kryeqytetin e cilit vend bëhet fjalë.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e saktësimi i kryeqytetit se ku ka ndodhur ngjarja nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »