Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali paraqet një foshnje të shpëtuar në Indi, e jo pas tërmetit që goditi Marokun

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull bashkangjitur me një video, me të cilin pretendohet se pamjet tregojnë momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

Kjo video me pretendim të njëjtë është shpërndarë edhe nga disa llogari në gjuhën angleze në mediat sociale Facebook dhe X (ish-Twitter), e cila është verifikuar nga kontrollues faktesh të Reuters. (shih këtu)

Pas këtij verifikimi të kryer nga Reuters, është vërtetuar se kjo ngjarje nuk ka ndodhur pas tërmetit të 8 shtatorit që goditi Marokun, por e njëjta tregon një foshnjë të shpëtuar nga një fushë në fshatin Moosa Nagar në qarkun Kanpur Dehat, Uttar Pradesh, Indi.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet informative në gjuhën shqipe si “Telegrafi.com”, “Indeksonline.net” dhe “Shqiptarja.com”:

https://indeksonline.net/video-momenti-kur-foshnja-e-porsalindur-nxirret-e-gjalle-nga-rrenojat-pas-termetit-ne-marok/

https://telegrafi.com/videoja-po-ben-xhiron-ne-internet-nje-foshnje-e-porsalindur-nxirret-e-gjalle-nga-rrenojat-pas-termetit-ne-marok/

https://shqiptarja.com/lajm/video-rreqethese-momenti-kur-foshnja-e-porsalindur-nxirret-e-gjalle-nga-rrenojat-pas-termetit-ne-marok


Reuters ka gjetur deklaratën e policisë në Kanpur Dehat, të publikuar në median sociale X (shih këtu), e cila tha se një çift që banonte në Moosa Nagar gjeti një fëmijë të parakohshëm në një fushë. Oficeri thotë se fëmija u dërgua me urgjencë në një institucion mjekësor aty pranë dhe është i shëndetshëm pas trajtimit.

Ky departament i policisë ka shpërndarë gjithashtu një video tjetër të foshnjës së shpëtuar. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar pa e verifikuar një video-material të një foshnje të porsalindur, e cila nxirret e gjallë nga dheu në një fushë në Indi.

Mirëpo, portalet e lartcekura kanë pretenduar se video-materiali paraqet një foshnje të shpëtuar pas tërmetit të 8 shtatorit që goditi Marokun. Ky artikull merr vlerësimin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere