Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për “rritje të çmimit të cigareve”, i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Rritet edhe çmimi i cigareve!”.

Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili u publikua me datë 1 dhjetor të vitit 2021.

Ky portal i dyshimtë, është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/7014/?fbclid=IwAR3XA4ZKMdUfBK2aCASay-Na6CNpzbwZbomBxQM84XEj5_flpWjVPmUyqp0

I njëjti artikull është shpërndarë sot (2 qershor) edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimit përmes makinave online të kërimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në kohë reale (1 dhjetor 2021) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke e cilësuar si “Lajm i Fundit”.

Pas analizë së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere