[email protected]
Fotografia e dubluesve të Tom Cruise e krijuar me inteligjencë artificiale
shape
shape
shape

U pretendua se një imazh i shpërndarë në rrjetet sociale tregonte “dubluesit” e aktorit të famshëm Tom Cruise. Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen tre persona që ngjajnë shumë me aktorin.

Lidhur me këtë është publikuar edhe një artikull në mediat në gjuhën shqipe me titull “Cili nga këta të tre është Tom Cruise i vërtetë…?! (Foto virale, që po çmend rrjetin)”.  (këtu)

Kur kërkojmë për imazhin me pretendimin në fjalë duke përdorur metodën e kërkimit të imazhit të kundërt, nuk mund të arrijmë te asnjë burim të besueshëm që thotë se imazhi në fjalë është një fotografi e vërtetë. Megjithatë, janë rastisur komente të përdoruesve të mediave sociale që kanë bërë të ditur se fotografia është krijuar me inteligjencë artificiale.

Pas kërkimit nëpërmjet fjalëve kyçe faqja e inteligjencës artificiale “Midjourney” në platformat Reddit dhe Facebook nëpërmjet një postimi bënë të ditur se imazhi është prodhim i inteligjencës artificiale.

Përdoruesi i quajtur Ong Hui Woo, i cili e ndau atë, kërkoi që nëse imazhi shpërndahet, të bëhet e ditur se është bërë me platformën e inteligjencës artificiale “Midjourney”.

Platforma për verifikim të fakteve “teyit.org” tregon detajet e fotografisë ku mund të shihen gjurmët e inteligjencës artificiale: përkeqësime të ndryshme si qiri i munguar i llambadarit dhe integrimi i jakës së këmishës me lëkurën japin disa shenja se imazhi nuk është real.

Në postimin e bërë mund të shihen edhe fotografi të tjera të bëra me pretendimin e njëjtë.


Edhe verifikuesi i fakteve nga SHBA-të, “Snopes” ka kontaktuar krijuesin e këtij imazhi për ta konfirmuar se është krijuar me inteligjencë artificiale.

Një nga pikat e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë është prodhimi i imazheve realiste dhe shpërndarja e shpejtë e tyre në rrjetet sociale. Këto imazhe, të cilat mund të mbahen mend si reale, bëhen të përhapura si nga përdoruesit e rrjeteve sociale, ashtu edhe nga faqet e lajmeve, duke i hapur rrugën përhapjes së informacionit të rremë me të njëjtën shpejtësi.

Rreth këshillave se si t’i lexoni dhe identifikoni fotografitë me inteligjencë artificiale klikoni në artikujt e publikuar nga hibrid.info. (këtu, këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se fotografia e dubluesve të Tom Cruise është krijuar me inteligjencë artificiale.

Në filmat e aktorit të famshëm 60-vjeçar thuhet se ai nuk përdor dublues. Në serinë filmike aksion “Mission Impossible” dhe filma të tjerë, aktori i bën të gjitha punët e dubluesve vetë dhe herë pas here dihet se i ka mbijetuar rreziqeve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “mashtrim”.

Share With Others