Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk ka thënë se “në rast se Shqipëria nuk pranohet në BE, do të bashkohet me Kosovën”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendohet rrejshëm se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të ketë deklaruar se Kosova dhe Shqipëria mund të bashkohen, në rast se kjo e fundit nuk pranohet në BE.

Se titulli i këtij artikulli është i rremë, është kuptuar gjatë verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info. Në përmbajtje gjendet një intervistë e vjetër e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama (29 tetor 2021) dhënë për mediumin gjerman “Merkur” (këtu).

Në kërkesën për komentim të idesë së bashkimit Kosovë-Shqipëri, Rama ka thënë se “Lojëra të tilla mendimesh kanë më shumë gjasa jashtë se brenda BE-së”.

Pra, nuk është e vërtetë që Rama ka deklaruar se “nëse Shqipëria nuk pranohet në BE, atëherë do të bashkohet me Kosovë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/06/19/34230/?fbclid=IwAR0yF431NgNJpeWyv8CiVoweA5BRt0u3Vue2BB4BN_GuVgUUD-yV7xojZno

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE’, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Gjithashtu, ky artikull përmban edhe fotografi jo adekuate pasi, përveç portretit të Ramës, në të shihet edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, por që ky i fundit nuk përmendet asnjëherë në përmbajtje të këtij artikulli.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e Ramës dhënë për mediumin gjerman “Merkur”, i cili është publikuar nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një intervistë të vjetër të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke synuar ta interpretojnë gabimisht me një titull të sajuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere