Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin dronin iranian drejt Izraelit, video u realizua gjatë shkurtit në Siri

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja në Facebook “Realiteti” ka publikuar dje (14 prill) një video-material në të cilin paraqitet një dron i bllokuar në linjat e energjisë elektrike.

Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “”Gogoli Iran”: Një nga dronët iranian të bllokuar në kabllot elektrik”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është e vjetër dhe e njëjta ka ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Realiteti”:

https://www.facebook.com/reel/1849955905470030


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë, të publikuar me datë 20 shkurt 2024 në median sociale X (ish Twitter). (shih këtu)

Në përshkrimin e këtij video-materiali të publikuar nga llogaria “alsharqia24neës” thuhet “Një dron i paidentifikuar u rrëzua në fshatin Qamar al-Din në qytetin e Abu Khashab, në veriperëndim të  Deir ez-Zor”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja në Facebook “Realiteti”, ka publikuar një video-material të vjetër në të cilin paraqitet një dron i bllokuar në linjat e energjisë elektrike në një qytet sirian.

Kjo faqe ka pretenduar rrejshëm se pamjet janë të përshkallëzimit të fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere