Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Serbia bën gati ushtrinë për tensione në veri, është i rremë

HIBRID

Faqja “Analiza” në Facebok dje (26 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Serbia bën gati ‘ushtrinë’: Në këtë muaj priten tensione në veri të Kosovës..”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar më 2 korrik, lidhur me ndalimin e pushimeve vjetore të punëtorëve serbë nëpër institucione në veri të vendit, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti ndaj Serbisë, të ndërmarr më 29 qershor.

Lajmi wshtw ndwrtuar nga opinione e analiza të njohësve të sigurisë në Kosovë, tw cilwt kishin vlerësuar se në veri të vendit, në shtator të vitit 2022, mund të paraqitet i njëjtë skenar me atë të 2021-tës, pra revoltimi i serbëve lokalë kundër masave reciproke ndaj targave të automjeteve.

Pra, në asnjë rast në përmbajtje nuk përmendet se Serbia ka bërë gati ushtrinë, apo se gjatë këtij muaji priten tensione vë veri të vendit, siç pretendohet rrejshëm në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Analiza” në Facebook:

https://www.facebook.com/analiza.press/posts/pfbid02Ue5gM5YM3cCqPJ3mHeGvnQucZng3DrDENNwzM8Sq2xCm1F8fT2zEjvsS6btRjiSHl


Kjo faqe, këtë artikull me titull të rremë e ka marrë nga portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”, ndërsa kjo e fundit e ka publikuar atë me datë 4 korrik. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin informativ “Telegrafi.com” me datë 2 korrik. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Analiza” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër të datës 2 korrik, të cilit i ka vënë titull të sajuar me pretendim ta paraqesë si aktual.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere