[email protected]
Opinioni paraqitet si lajm
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Të gjithë prokurorët e inkriminuar, avokat mbrojtës të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në listën e zezë për t’i shkarkuar!”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është nxjerrë nga një opinion, por pa e bërë të qartë këtë fakt.

Titulli lë të kuptohet se prokurorët, avokatët mbrojtës të qeverisjes së ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, janë në listë të zezë për t’u shkarkuar. Mirëpo, në përmbajtje bëhet e ditur se ky është vetëm një opinion i analistit Dardan Grapci.

“Kosova-sot.info” nuk ka qartësuar në titull e as në fotografi se ky është një opinion, duke u munduar ta paraqesë atë si lajm.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kuptohet që prapa gjithë këtyre skandaleve në Prishtinë, në këto 8 vitet e fundit ka qenë dhe është ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili duhet të jap llogari për veprimet tij, duhet të përballet një ditë me drejtësi. Mirëpo ky adresim i përgjegjësisë për lidhjen e ish qeverisjes komunale me rrjetete krimit, nuk mundë të realizohet derisa në sistemin e drejtësisë nuk futet një fshesë e madhe pastrimi. Tani me të drejtë shtrohet pyetja – deri kur prokuroria dhe gjykatat ose kupolat e KPK dhe KGJK do të heshtin para këtyre skandaleve puro-kriminale?!

-Prokuroria Themelore e Prishtinës, së bashku me Prokurorinë Speciale te RK , duhet urgjentisht të pastrohet nga individët e korruptuar, siç është rasti ikryeprokurorit special Blerim Isufaj, andaj Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Albulena Haxhiu duhet të fillojnë që ta bëjnë listën, t’i shkarkojnë dhe ti padisin kryeprokuroret dhe prokurorët të cilët janë të përfshirë në afera tëkorrupsionit dhe të cilët janëedhe avokate e bashkëpunëtor tëtëinkriminuarve në krime te renda penale.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/635960/te-gjithe-prokuroret-e-inkriminuar-avokat-mbrojtes-te-qeverisjes-kriminale-te-shpend-ahmetit-ne-listen-e-zeze-per-ti-shkarkuar/?fbclid=IwAR1VBVsVXwcU1IlY7jMBbdVrt5y5Yh-8iTgrJe_iGMeIdjGQYjIZ0960K2o


Pas hulumtimit të kryer në rrjete sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë llogarinë personale në Facebook të analistit Dardan Grapci, i cili e ka postuar këtë artikull (14 gusht) me mbishkrimin “Analiza i publikuar per sot”. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një opinion të analistit Dardan Grapci, ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm, duke pretenduar se prokurorët, avokatët mbrojtës të qeverisjes së Shpend Ahmetit janë në listë të zezë për t’u shkarkuar.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others